Afrona Dika debuton në kanalin e saj në Youtube me videon e parë

Afrona Dika debuton në kanalin e saj në Youtube me videon e parë
Burimi i fotografisë: SS: Afrona Dika/Youtube

Për një kohë relativisht të gjatë, Afrona Dika po përgatitej për kanalin e saj në Youtube, kurse sot ajo publikoi edhe videon e saj të parë, njofton Insajderi.

Në videon e saj pak më shumë se dy minuta, ajo na njofton me kontentin që do të përmbajë kanali i saj. Qëllimi i Dikës është që të ketë një platformë kur do të krijojë një lidhje më të afërt më të gjithë ndjekësit e saj.

“Ky kanali im do u japë juve mundësinë të më njoftoni më shumë nga afër”, hap ajo videon e saj të parë. “Do t’iu tregojë për planet e mia familjare, për plane të biznesit dhe gjithashtu do të jeni një pjesë e të ardhmes time”.

Më pas ajo vijon duke na zbuluar se kaherë pasioni i saj ka qenë muzika dhe vallëzimi me të cilin është marrë përgjatë gjithë viteve, deri në momentin që ajo duhet të zgjedhtë drejtimin e saj në jetë.

Por larg muzikës e vallëzimit, ajo zgjodhi të shkollohej për profesionin e administratores që ka shumë se tetë vjet që e ushtron.

Ndiqni të plotë videon që ajo ka publikuar në kanalin e saj në Youtube duke klikuar më poshtë. /Insajderi.com