Afrona shpërthen në lotë kur në emision transmetohet dasma e saj

Afrona shpërthen në lotë kur në emision transmetohet dasma e saj

Këngëtari i njohur Blero dhe bashkëshortja e tij njëherësh, Afrona Dika, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Ata kanë rrëfyer shumë detaje nga jeta private dhe ajo profesionale, duke theksuar ndër to edhe dëshirën për t’u bërë me një tjetër fëmijë.

Çifti i njohur gjithashtu ndanë me publikun kujtimet nga dasma e tyre madhështore, e cila u organizua në shtator të vitit 2019 në brigjet e Detit Adriatik.

Në momentin që u transmetua një klip përmbledhës të momenteve më të bukura të dasmës, bukuroshja Dika nuk i mbajti lotët nën emocionet e këngës që Blero e ka kompozuar veçanërisht për atë ditë, dhe s’e ka kënduar më askund tjetër.

“Nuk e këndoj dhe as do e këndoj. Është e dedikuar vetëm për atë natë, vetëm për Afronën dhe do të jetë ashtu përgjithmonë. Është pronë në formën e autoritetit vetëm të Afronës”, u shpreh Blero.

Ndërkohë, Afrona i arsyetoi emocionet e saj, duke u shprehur: “Nuk ke kisha parë moti”.

Kujtojmë që çifti kanë deklaruar se tani e tutje kanë vendosur që të jetojnë dhe veprojnë në Zvicër./Insajderi.com