Agensa Vuthaj mes Robertit dhe Lorik Canës, cilin e zgjedh ajo?

Agensa Vuthaj mes Robertit dhe Lorik Canës, cilin e zgjedh ajo?

Është njëra prej modeleve më të komentuara në mediat rozë, Agnesa Vuthaj  e ftuar në “Mirage” u bë pjesë e lojës “Kë zgjedh”.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit mes Lorik Canajt dhe Robert Berishës për të kaluar një natë, kujt do t’ja drejtonit gishtin?

Një prej pyetjeve ishte pikërisht kjo më lart. Ish-missi, ndryshe nga herët e tjera që iu desh të mendohej pak para se të thoshte një emër, u përgjigj fare prerë.

Mes Lorikut dhe Robertit nuk do të zgjidhte në mënyrë kategorike asnjërin prej tyre? Arsyeja? Agnesa, merret vetëm me djem single!

“Asnjë natë! Njëri është i martuar, tjetri sapo u nda kështu që asnjërin. Veç për single zgjedh!”- përgjigjet Vuthaj duke qeshur.

Duket se sa herë lindin biseda të tilla, Agnesa i ka të qarta mendimet dhe të prera përgjigjet. Në shtator të 2018-ës, e pyetur se si ka mundësi që është ende single, gjatë një interviste për “Jo vetëm modë”, Agnesa u përgjigj:

“Në fillim, çdo mashkull dëshiron që të ketë pranë një vajzë të bukur, të famshme, të suksesshme, sepse e përmbush kështu egon e tij. Mirëpo kur kalon pak kohë dhe e njohin me të vërtetë këtë vajzën e bukur, që në thelb nuk është vetëm e bukur, por kuptojnë që suksesi do shumë punë dhe përkushtim, atëherë fillojnë dhe ndihen inferiorë. Unë jam përpjekur që ta tregoj veten më të thjeshtë seç jam, për t’u barazuar me personin tjetër, por ndonjëherë edhe ajo ka një efekt boomerang.”