Agnesa Vuthaj ndan recetë për një lëng detoks – A funksionojnë ato në të vërtetë?

Agnesa Vuthaj ndan recetë për një lëng detoks – A funksionojnë ato në të vërtetë?

Ndër trendet me të hovshme së fundmi padyshim jane lëngjet detoks që premtojnë ‘mrekulli’. Receta për këto lëngje janë kudo. KUDO!

Në videon që Agnesa ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram, ajo prezanton përbërësit dhe përgatitjen e një lëngu të gjelbër që sipas saj do të zëvendësonte një shujtë.

Para se të besojmë gjithçka që të famshmit promovojnë do bëjmë një analizë me informata të asaj që do ta quajmë “kontroll i fakteve mjekësore”.

Një artikull në Journal of Human Nutrition and Dieticics vëren se disa studime tregojnë se dietat si lëngjet detoks mund të përmirësojnë mënyrën se si mëlçia e një personi largon toksinat nga trupi i tyre. Sidoqoftë, artikulli nënvizon gjithashtu se këto studime kishin metodologji të meta dhe madhësi të vogla të mostrave.

Një studim në revistën Current Gastroenterology Reports gjeti se një ‘dietë detox’ mund të ndihmojë një person të humbasë peshë, por vetëm për shkak se dieta është e ulët në kalori.

Më tej, autorët vërejnë se dietat që ndihmojnë një person të humbë peshë duke ulur ndjeshëm numrin e kalorive që konsumon janë të paqëndrueshme. Në mënyrë tipike, njerëzit që ndërmarrin dieta të tilla kalori-kufizuese e vendosin përsëri peshën në planin afatmesëm dhe të gjatë.

The National Center for Complementary and Integrative Health (NCCIH) po ashtu thekson se një person që pi lëngje detoks në vend të një shujte nuk po merr nutrientët e nevojshëm për të mbajtur një trup të shëndetshëm.

Gjithsesi ‘mrekullia’ që premtohet pas pirjes së lëngjeve detoks nuk mbështetet nga mjekësia, ato mund të jenë të shëndetshme. Është ideale për persona që nuk konsumojnë shumë pemë e perime, si një mënyrë alternative për të mirëmbajtur një dietë të balancuar. /Insajderi.com