Akoma në fasha, Ana Kauri zbulon ndërhyrjen estetike që ka kryer

Akoma në fasha, Ana Kauri zbulon ndërhyrjen estetike që ka kryer

Disa javë pas daljes nga emisioni i dashurisë, “Për’puthen”, Ana Kauri ishte gati të ndante “sekretin” e saj.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi që i është nënshtruar një rinoplastije – ndërhyrje estetike në hundë, njofton Insajderi.

Ajo ndau një foto ku akoma shihet në fasha dhe shkruan: “Hej miq, doja të ndaja këtë sekretin me ju”.

Ish-konkurrentja aktivizoi edhe opsionin që ndjekësit të kishin mundësi të bënin pyetje.

Ana zbuloi se nuk ka as dy ditë që ka kryer ndërhyrjen, dhe nuk ka aspak dhimbje por vetëm siklet gjatë natës së parë, për shkak të tamponëve.

Nuk do të duhet më shumë se një javë që ajo të heqë fashot dhe tamponët për të parë më shumë rezulatatet post-operacion. Gjithashtu në një tjetër postim ajo pohoi se ka nxirje pas ndërhyrjes, po është diçka që do kalojë në një kohë të shkurtër. /Insajderi.com