Çdo paraqitje e saj shkëlqen nga glamuri! Leonora Jakupi e do të bukurën e luksozen dhe kjo duket.
Këngëtarja këtë vit ishte shkëputur nga muzika, duke qëndruar në vilën e saj në Brezovicë gjatë vetë-izolimit, por fund vitin e përmbylli me disa paraqitje televizive, njofton Insajderi.
E ftuar para disa ditës në emisionin “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën, veshjen e saj ajo zgjodhi ta kompletonte me disa aksesorë të shtrenjtë.
Sipas llogarisë në Instagram @what.they.wearin, që identifikon rrobat dhe aksesorët luksozë, ora e saj në kyçin e dorës nga marka “Rolex”, modeli “Lady DateJust”, kushton rreth 25.400 euro.
Është ky një model që e kemi parë shpesh te të famshmet shqiptare, si Arta Elezaj, Loredana dhe Agnesa Vuthaj.
Kthehemi tek Leonora, që për veshjen e saj ngjyrë kafe zgjodhi edhe një palë vathë, nga shtëpia luksoze “Louis Vuitton” që kushtojnë 490 euro.
View this post on Instagram
Në një tjetër paraqitje, në disa foto të realizuara për festat e fund vitit, ajo shfaqet me një fustan të gjatë e të fryrë ngjyrë të kuqe. Vathët që zgjodhi për fustanin elegant ishte nga marka “Dolce&Gabbana” që arrijnë çmimin e 695 eurove. /Insajderi.com
View this post on Instagram