Aksidenti i tmerrshëm në setin e xhirimeve të Mission Impossible

Aksidenti i tmerrshëm në setin e xhirimeve të Mission Impossible

Seti i xhirimeve të filmit të ri Mission Impossible, me aktor kryesor Tom Cruise, u shëndrrua në kaos pasi motoçikleta u vu në zjarr në setin prej 2 milion funtash.

Zjarrëfikësit dhe ambulanca erdhën menjëherë në vendin e ngjarjes pasi një skenë aksion e filmit shkoi keq.

Produksioni i filmit ikonik u ndalua pasi motoçikleta eksplodoi dhe devijoi vozitjen.

Thuhet se Tom, i cili luan rolin e spiunit gjenial Ethan Hunt, është shumë i mllefosur lidhje me këtë ngjarje, sepse skena e rrezikshme ishte prej më të shtrenjtave të filmuara në Angli.

Pjesëtarët e setit dhe të filmit ishin përgatitur për këtë skenë për gjashtë javë me radhë.

Brigada e zjarrëfikësve të Oxfordshire dërgoi menjëherë 5 ekipe në skenën e aksidentit në natën e së martës, e poashtu u dërgua edhe ambulanca për të kontrolluar dublerin dhe pjesëtarët e tjerë të ekipës.

Sipas raportimeve, besohet që seti i filmit Mission Impossible është mbyllur përkohësisht derisa udhëheqësit të gjejnë se çka e kishte shkaktuar këtë incident./Insajderi.com