Aksidentohet moderatorja e njohur, i dashuri i qëndron pranë

Aksidentohet moderatorja e njohur, i dashuri i qëndron pranë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është përfshirë në një aksident në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Në pamjet e publikuara Arbana shihet mjaft e shqetësuar, ndërsa pranë saj qëndron dhe i dashuri i saj Eduart Grishaj.

Duket se Osmani ka përplasur makinën e saj me një tjetër mjet, që drejtohej po ashtu nga një grua.

Në zonë ka prani dhe të disa punonjësve të Policisë, të cilët po kryejnë verifikimet e rastit.

Moderatorja është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dhe një djalë Jonin, dhe mesa duket tashmë e ka lënë gjithçka pas krahëve me romancën që ka nisur me regjisorin e emisionit të saj.