
Valdrin Ahmeti, aktivisti më i zëshëm i Vetëvendosjes ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ahmeti nuk ka marrë vota të mjaftueshme për të fituar një ulëse në Kuvend.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një shkrimi, ku ka thënë se “Në bazë të informatave të deritanishme të rezultateve për kandidatët i bie që nuk kam marrë votat e nevojshme që të bëhem deputet”, duke falënderuar ata që e votuan.
“Jam shumë i lumtur që kandidimi e fushata nuk më kanë tjetërsuar dhe kam punuar me aq sa kam ditur e mundur për fitoren e Lëvizjes. Ju falënderoje secilin për ndihmën, kontributin dhe secilën votë, sado qofshin ato. Do ta dua vendin tim e popullin të cilit i takoj siç e kam dashur përherë”, ka thënë ai.
Zgjedhjet janë mbajtur të dielën e kaluar, me 6 tetor, deri tani sipas rezultateve të KQZ-së, partia fituese është Lëvizja Vetëvendosje, pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Insajderi.com