Aktori i njohur turk, Kubilay Aka ka përfunduar në spital, shkruan INSAJDERI.com
Kubilay që ka luajtur rolin e Xhelasun në serialin Çukur, i ka rënë të fikët në shtëpi dhe ka dëmtuar kokën.
Sipas mediave turke, Kubilay ka humbur ndjenjat në shtëpi dhe ka goditur kokën në dritare.
Ndihmën e parë ai e ka marrë nga aktori, Aras Bulut Iynemli, njëkohësisht fqinj i tij.
“Gjakderdhja nuk ka ndaluar derisa aktori ka shkuar në spital ku i kanë bërë 12 qepje në kokë. Skaneri i kokës nuk ka treguar asnjë anomali në trupin e aktorit”, shkruajnë mediat turke.
Tutje thuhet se doktorët i kanë bërë disa analiza dhe janë në pritje të përgjigjeve.
Ata dyshojnë se Aka ka një problem me sheqernat në trup./Insajderi.com