Aktori Alec Baldwin ka qëlluar për vdekje një grua dhe ka plagosur një burrë gjatë xhirimeve të filmit në New Mexico, transmeton Insajderi.com.
Policia në shtetin amerikan tha se Baldwin ka zbrazur aksidentalisht armën e zjarrit gjatë xhirimeve të serialit western të shekullit të 19-të.
Viktima është 42-vjeçarja Halyna Hutchins, e cila punonte si drejtoreshë e fotografisë, ndërsa i plagosuri është regjisori i filmit, Joel Souza – 48 vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor.
Siç raporton ‘BBC’, Hutchins u dërgua në spital me helikopter, por vdiq pasi nuk mund t’i bënte ballë plagëve të marra.
Një zëdhënës i Baldwin i ka thënë agjencionit të lajmeve AP se incidenti ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të armës.
Policia është duke e hetuar këtë incident në rançin Bonanza Creek që është një shesh xhirim i njohur, dhe deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë.
Zëdhënësi i policisë në Santa Fe ka thënë se aktori Baldwin ka folur me hetuesit.
“Ai ka ardhur në mënyrë vullnetare dhe është larguar nga objekti pas intervistimit”, ka thënë ai. /Insajderi.com