Aktori Fatmir Spahiu tallet me djegien e sporteleve në Rrugën e Kombit [FOTO]

Aktori Fatmir Spahiu tallet me djegien e sporteleve në Rrugën e Kombit [FOTO]

Aktori i njohur kosovarë, Fatmir Spahiu ka ironizuar me taksën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur në Rrugën e Kombit.

Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij në Instagram, Spahiu dëgjohet duke ju thënë punonjësve në sportelin ku merren paratë për të hyrë në autostradë se po ka dëshirë të paguaj, raporton Insajderi.

“A s’ka me pagu veç me vazhdu a ?, pse more unë dashta me ja jep shtetit nja pesë euro”, dëgjohet në video aktori Spahiu.

Kujtojmë se gjatë ditës së shtunë në Rrugën e Kombit ka pasur protesta ku shumë qytetarë kanë pësuar lëndime dhe mbi 20 të tjerë janë arrestuar, pasi që kanë kundërshtuar taksën prej 10 euro.  /Insajderi.com  

View this post on Instagram

Deshta me pagu po s’pat mundesi!

A post shared by Fatmir Spahiu Bufi (@fatmirspahiu) on