Aktori i “Call me by your name” lajmëron ndarjen pas 10 vitesh martesë

Aktori i “Call me by your name” lajmëron ndarjen pas 10 vitesh martesë

Aktori Armie Hammer, i cili u bë i famshëm nga kult filmi “Call me by your name”, Armie Hammer ka njoftuar që po ndahet nga bashkëshortja me të cilën kishte kaluar pothuajse një dekadë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë aktori, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale. Në lajmin e publikuar ai ka përdorur një foto që daton që nga takimi i tyre i parë para 13 vitesh.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë. Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri.”/Insajderi.com