Aktori i Darth Vader nga Star Wars ndërron jetë në moshën 85 vjeç

Aktori i Darth Vader nga Star Wars ndërron jetë në moshën 85 vjeç

Dave Prowse, ish-trajner fitnesi në Bristol, i njohur për rolin e Darth Vader në trilogjinë origjinale të Star Wars, ka vdekur në moshën 85 vjeç.

Proëse iu dha roli i Vader për fizikun e tij imponues, edhe pse zëri u huazua nga James Earl Jones.

Por peshëngritësi i kthyer në aktor, ishte më krenar që luajti Green Man Code Man. Roli, duke promovuar sigurinë rrugore në MB, i dha atij një MBE.

“Le të jetë forca me të, gjithmonë”! tha agjenti i tij Thomas Bowington.

“Megjithëse i famshëm për të luajtur shumë monstra – për veten time, dhe të gjithë ata që e njihnin Dejvin dhe kishin punuar me të, ai ishte një hero në jetën tonë”.

Karriera e Prowse si aktor zgjati 50 vjet, por ishte roli i tij si Lord Sith në Star Wars që i solli atij famë ndërkombëtare.

Për fat të keq, theksi i tij West Country nuk u gjykua i përshtatshëm për pjesën e një horri kërcënues të Hollywood dhe linjat e tij u dubluan./Insajderi.com

BBC News