Aktori i famshëm ishte infektuar me Coronavirus – nuk e zbuloi deri më tani

Aktori i famshëm ishte infektuar me Coronavirus – nuk e zbuloi deri më tani

Aktori i humorit dhe argëtuesi Kevin Hart, zbuloi se ai kishte testuar pozitiv për Coronavirus muaj më parë, njofton Insajderi.

Kevin Hart responds to network photo flub. | Miami Herald

Komediani 42 vjecar, zbuloi diagnozën e tij gjatë një perfomance në shfaqjen e Dave Chapelle.

“Problemi është se e kam pasur atë në të njëjtën kohë me Tom Hanks,” – tha Hart, sipas Page Six. “Dhe unë nuk thashë asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”.

Ndërkohë, Hanks, 64 vjeçar dhe gruaja e tij, Rita Wilson, konfirmuan se testuan pozitivë për Coronavirus më 11 mars përmes një postimi në Instagram ndërsa aktori po xhironte një film në Australi. /Insajderi.com