Aktori i famshëm planifikon të kandidojë për guvernator në Teksas?

Aktori i famshëm planifikon të kandidojë për guvernator në Teksas?

Aktori, Matthew McConaughey u shfaq në “The Late Show With Stephen Colbert” të mërkurën në mbrëmje dhe foli se ai planifikon të kandidojë për guvernator në Teksas, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Ylli i “Dallas Buyers Club” tha që ai sapo kishte lexuar një titull në lidhje me aspiratat e tij të supozuara politike.

E gjithë kjo e bëri McConaughey të qeshë. “Nuk kam ndërmend ta bëj atë tani,” tha ai.

“Tani për tani, jo. Unë nuk e kuptoj politikën”, tha ai. “Politika duket të jetë një biznes i prishur, politika duhet të ripërcaktojë qëllimin e saj”.

“Dhe kështu, ndërsa shkoj përpara në jetë, po, do t’i konsideroj rolet e udhëheqjes atje ku mund të jem më i dobishëm”, shtoi ai. “Do të më pëlqente. Po e bëj pavarësisht”. /Insajderi.com