E dimë se është shumë e rëndësishme që çdo qytetar në moshë ligjore të hedhë votën e tij, dhe as aktori kanadez, Ryan Reynolds nuk humbi rastin të regjistrohet si votues amerikan.
Aktori ndau një moment lozonjar me fansat e tij për mënyrën se si bashkëshortja e ndihmoi të votonte për herë të parë në Amerikë, njofton Insajderi.
“Kjo është hera ime e parë që po votoj në Amerikë. Dua të falënderoj bashkëshorten time, që në herën time të parë ishte shumë e butë dhe e kujdesshme. Ishte pak e frikshme, pastaj emocionuese por tani jam pak i lodhur”, shkruan ai me humor, duke këshilluar më pas ndjekësit që të votojnë më herët.
Po të njëjtën foto e ndau edhe bashkëshortja e tij, aktorja, Blake Lively në llogarinë e saj në Instagram, ku me të njëjtat tone humori shkruan:
“Kjo ishte hera e parë për Ryan. Kuptueshëm, ai ishte i frikësuar. Ndodhi shumë shpejtë. Vërtet shumë shpejtë. Ai qau. U bëra sikur qava. Më pas ai telefonoi të gjithë miqtë e tij”.
Që të dy aktorët, patën një këshillë për ndjekësit e tyre – votoni herët. /Insajderi.com