Aktori i “Friends” i jep fund beqarisë me të dashurën 22 vjet më të re

Aktori i “Friends” i jep fund beqarisë me të dashurën 22 vjet më të re

Matthew Perry që u bë i famshëm dhe shumë i dashur në botë për rolin e tij të Chandler në serialin “Friends” është fejuar, njofton Insajderi.

Për këtë raportoi ekskluzivisht revista People, duke njoftuar se aktori 51 vjeçar i ka propozuar të dashurës së tij të shumë vjetëve, Molly Hurwitz, 29 vjeçare.

“Vendosa të fejohem”, tha ai për revistën. “Fatmirësisht, jam në lidhje me gruan më të mrekullueshme në këtë planet”.

Çifti, të cilët filluan lidhjen e tyre në vitin 2018, ka qëndruar gjithnjë jashtë vëmendjes mediatike. /Insajderi.com