Aktori i “Harry Potter” ndërron jetë

Aktori i “Harry Potter” ndërron jetë

Aktori britanik, Paul Ritter ka ndërruar jetë si pasojë e një tumori në tru. Ai ishte 54 vjeçar, njofton Insajderi.

“Me trishtim të madh konfirmojmë se Paul Ritter ka ndërruar jetë”, tha agjenti i aktorit. “Ai ndërroi jetë paqësisht afër bashkëshortes së tij Polly dhe bijve Frank dhe Noah. Paul ishte 54 vjecar dhe po vuante nga një tumor në tru”.

“Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar dhe portretizoi një mori rolesh në skenë dhe ekran. Ishte inteligjent, i sjellshëm dhe shumë hokatar. Do të na mungojë pa masë”.

Rolet më të njohura të aktorit ishin në filmat si “Harry Potter”, “Chernobyl” dhe “Quantum of Solace”.

Për herë të fundit atë do ta shohim në filmin që do të lansohet së shpejti, “Operation Mincemeat” përkrah aktorit, Colin Firth. /Insajderi.com