Së fundmi të famshmit shqiptar si reprët Fero e S4MM dhe këngëtarja Aurela Gaçe ranë pre e sulmeve kibernetike, të cilat targetonin llogaritë e tyre në rrjete sociale.
E ndaj sulmeve të tilla nuk ishte imun as aktori i njohur i humorit, Fatmir Spahiu, njofton Insajderi.
Në llogarinë e tij n Twitter, ai shkroi se dikush i kishte thyer fjalëkalimin në Facebook, duke përvetësuar kështu llogarinë e tij dhe duke ndërruar të gjitha të dhënat.
“Miq, ma kane thy passin e Facebook dhe ma kane mar accountin duke e shendrruar ne dicka tjeter. Nese keni naj ide per ndihme bujrum. Edhe naj retweet kish me qene mire. Flmm shume”, shkruan ai. /Insajderi.com
Miq, ma kane thy passin e Facebook dhe ma kane mar accountin duke e shendrruar ne dicka tjeter. Nese keni naj ide per ndihme bujrum. Edhe naj retweet kish me qene mire. Flmm shume. pic.twitter.com/8pFzMWAtpu
— Fatmir Spahiu (@FatmirSpahiu) August 23, 2020