Aktori i Harry Potter, Rupert Grint ka bërë një debutim të vonuar në Instagram duke postuar një foto të vajzës së tij të vogël, njofton Insajderi.
32-vjeçari bëri shaka duke thënë se ishte “veç 10 vjet me vonesë” për hapjen e një llogarie në Instagram.
Grint tha se ishte “këtu për t’ju prezantuar të gjithëve Wednesday” – vajza gjashtë muajshe, me partneren e tij Georgia Groome.
Brenda një dite nga postimi i fotografisë së tij të parë ai kishte grumbulluar dy milionë ndjekës.
Kolegu i tij në “Harry Potter”, aktori, Tom Felton, ishte ndër ata që e mirëpritën atë në platformën sociale, duke thënë se ‘ishte koha’ që ai të hapte një llogari. /Insajderi.com