Aktori i njohur po lanson një kompani marihuane: “Kjo është puna e gjithë jetës”

Aktori i njohur po lanson një kompani marihuane: “Kjo është puna e gjithë jetës”

Kompania e kanabisit e themeluar nga aktori Seth Rogen dhe partneri i tij Evan Goldberg më në fund do të lansohet në SHBA, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Aktori i famshëm dhe vendas i Kanadasë filloi Houseplant me bazë në Toronto me Goldberg në vitin 2019, në partneritet me zhvilluesin kanadez të kanabisit Canopy Growth Corp.

Por qëllimi për aktorin ishte gjithmonë të sillte biznesin e tij të kanabisit në Amerikë, sipas deklaratës së Rogen në Tëitter.

“Pothuajse dhjetë vjet, parashikova të kisha kompaninë time të marihuanës”, u tha ndjekësve 38-vjeçari humorist dhe skulptor i talentuar i qeramikës. “Dhe sot mund të them se kanabisi i kompanisë time Houseplant do të jenë në dispozicion në Kaliforni javën e ardhshme!”

“Ky është vetëm fillimi. Është sinqerisht puna e jetës sime dhe unë kurrë nuk kam qenë më i ngazëllyer për diçka”, tha ai. “Shpresoj ta shijoni”. /Insajderi.com