
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan të hënën ka qenë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ardhja e tij ka shkaktuar probleme në trafikun e kryeqytetit duke qenë se një pjesë e rrugëve ishin të bllokuara, ku një numër i madhe i vozitësve janë shprehur të revoltuar.
Mes tyre ishte edhe aktori i humorit, Albano Bogdo, i cili ka dalë nga makina duke bërtitur dhe sharë.
Ai i ka kërkuar efektivëve të policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.
Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori. Ndërkohë që efektivi i policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit.
E gjithë skena është filmuar nga kalimtarë të rastësishëm dhe video është shpërndarë shumë./Insajderi.com