Dustin Diamond, i cili luajti rolin e Screech në komedinë e njohur “Saved by the Bell”, është shtruar në spital me kancer, tha menaxheri i tij për CNN të premten, njofton Insajderi.
Shëndeti i Diamond është në gjendje serioze dhe ai po i nënshtrohet testimit në një spital të Florida-s për të përcaktuar llojin dhe ashpërsinë e kancerit, sipas përfaqësuesit të tij.
Ai gjithashtu u përball me disa probleme ligjore, duke kryer tre muaj burg pasi goditi një burrë me thikë gjatë një grindjeje në 2014 në një lokal në Wisconsin. /Insajderi.com