postimi në Instagram se ishte pr" />

Aktori i “Portokallisë”, Florjan Binaj tregon si dyshoi që ishte infektuar me COVID–19

Aktori i “Portokallisë”, Florjan Binaj tregon si dyshoi që ishte infektuar me COVID–19

Aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj,  kishte njoftuar me anë të një postimi në Instagram se ishte prekur nga Covid-19. Ai bëri me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të qëndrojë në karantinë derisa të jetë e nevojshme.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” të Eni Vasilit, Flori tha sërish se gëzon shëndet të mirë dhe s’ka asnjë shenjë. Pra është asimptomatik.

“Gjendja ime është shumë e mirë siç e shihni. S’kam as kollë, as temperaturë dhe asgjë tjetër. Hy te këta asimptomatikët tani. Duhet të rri 14 ditë në karantinë”, tregoi ai.

Aktori më tej zbuloi se testimi ishte bërë më kërkesën e tij, sepse gjatë fundjavë kishte pasur temperaturë në plazh. Po ashtu edhe familja e Binaj do të testohet, siç e do protokolli.

“Unë s’kuptova asgjë, thjesht bëra tamponin. Javën e kaluar pata një temperaturë se isha në plazh e s’kisha xhup me vete. Për shkak të temperaturës bëra tamponin, për hir të familjes dhe punës. Prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. U shqetësova pak fillimisht se nuk e prisja, por nga ana tjetër jam shumë i qetë se s’kam simptomat dhe organizmi im është i fortë”.

Sot tamponin e ka bërë babai, nesër do ta bëj pjesa tjetër e familjes. Kështu është protokolli. Do e bëj gjithë familja. Kolegët e punës kanë bërë shumica tampon dhe fatmirësisht kanë dalë negativë. Më shumë keq më vjen se nuk do jem as në Portokalli”. /Insajderi.com