Aktori, Jeff Bridges tha se po trajtohej për limfoma dhe se prognoza e tij është e mirë. 70-vjecari kanalizoi karakterin e tij të famshëm në “The Big Lebowski”, në një deklaratë që bëri në rrjete sociale duke shkruar: “Diçka e re doli në dritë”, njofton Insajderi.
Ai tha se e kupton që sëmundja është serioze. Limfoma është një lloj kanceri që fillon në sistemin limfatik, rrjetin luftues të sëmundjeve të trupit që përfshin nyjet limfatike, shpretkën, gjëndrën e timusit dhe palcën e kockave. Llojet kryesore të limfomës janë limfoma e “Hodgkin” dhe limfoma “jo-Hodgkin”.
Bridges shprehu mirënjohje për familjarët, miqtë, ekipin mjekësor dhe u premtoi fansave se do i përditësonte për gjendjen e tij shëndetësore.
Në një postim të dytë, pas këtij, aktori u bëri thirrjeve amerikanëve të votojnë.
Jeff Bridges është nominuar shtatë herë për çmimin “Oscar”, për rolet e tij në “Starman”, “True Grit”, “The Last Picture Show”, dhe shumë të tjerë. Akademia i dha një çmim në vitin 2010 për filmin “Crazy Heart”. /Insajderi.com
Burimi: The Guardian