Mbrëmë përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me atë të Bullgarisë në stadiumin "Fadil Vokrri".
Për ta përcjell ndeshjen nga afër kishte interesim " />

Aktori kosovar bën dallimin e marsit 1999-2019 me këtë imazh

Aktori kosovar bën dallimin e marsit 1999-2019 me këtë imazh

Mbrëmë përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me atë të Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për ta përcjell ndeshjen nga afër kishte interesim të madh të publikut dhe tribunat ishin mbushur plot.

Ndeshja futbollistike përfundoi me rezultat 1-1, duke arritur që Kosova për të dymbëdhjetën herë të mos mposhtet.

Aktori Fatmir Spahiu përmes një imazhi, ka krahasuar marsin e vitit 1999 me atë të vitit 2019.

Ai publikoi një foto nga lufta, duke e krahasuar me atë të lojtarëve të përfaqësueses mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.