Aktori mbeti i zhytur në borxhe pas serialit “Game of Thrones”

Aktori mbeti i zhytur në borxhe pas serialit “Game of Thrones”

Tani, Jason Momoa është një nga aktorët më të njohur dhe më të suksesshëm të Hollywood-it. Por nuk ishte para shumë kohësh që ai ishte i kapluar nga problemet financiare, njofton EW, transmeton Insajderi.

Në një intervistë të re me “Instyle”, Momoa zbuloi se pasi karakteri i ri vdiq në serialin “Game of Thrones”, në vitin 2011, e la atë me shumë borxhe. Mezi paguante faturat e shtëpisë të cilën e ndan me bashkëshorten e tij, Lisa Bonet, dhe dy fëmijët e tyre.

“Mbetëm pa asgjë pas ‘Game of Thrones’”, tha ai për revistën. “Nuk mund të gjeja punë. Është shumë sfiduese të rrisësh fëmijë, kur ke shumë borxhe”.

Fati i Momoa u kthye kur ai fitoi një rol në Justice League si Arthur Curry / Aquaman, dhe ai më vonë u shfaq në filmin “Aquaman 2018”, i cili fitoi më shumë se 1.1 miliard dollarë në të gjithë botën. /Insajderi.com