Aktori 51 vjeçar Shkumbin Istrefi, herë pas herë llogarinë e tij sociale në Facebook, e përdorë për të ndarë mendimet e tij personale, sa i përket çështjeve që preokupojnë vendin tonë, njofton Insajderi.
Postimi i tij i fundit në Facebook, i ngjan një thirrje të pashpresë, ku kërkon që Evropa të liberalizojë vizat vetëm për rininë e vendit, për moshat 18-30 vjet – reagim ky i nxitur ndoshta edhe nga fakti se aktori është baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë.
“Evropa duhet me i liberalizu vizat për KS veç për moshat prej 18 – 30 vjeç, edhe me iu dhanë leje punë, shkollim pa pare, leje qëndrimi, ku t’kanë qef. Paret qe EU e ka në plan me i ndihmu KS le t’i shpenzojnë duke iu ndihmu të rinjve tanë ende te paprishur”, shkruan ai.
Në këtë rast, ai thotë se kush është mbi 30 vjeç, le të jetojë në vendin ku e kanë bërë ‘shkret’ me vetëdije të plotë.
“E neve mbi 30 vjeç, me na lanë me jetu këtu ku e kemi bo shkret me plot vetëdije në çdo sfere deri sa t’mbesim pa studenta, pa nxenesa, e t’i kthehemi shatit”.
Ai përfundon shkrimin duke thënë që të paktën gjeneratat e reja duhet të kenë hapësirën për zhvillim, e ndoshta dikur vite më vonë, rikthehen në vend për të nisur mbarë gjithçka nga e para.
“Vetëm kështu ka shpresë që gjeneratat e reja së paku me u eduku mirë e me karakter të fortë, e ndoshta ma vonë me u kthy këtu (kur s’jemi ma na) e me shtyp sustën e restart-it”. /Insajderi.com