Aktori shqiptar humb babanë nga COVID-19

Aktori shqiptar humb babanë nga COVID-19

Aktori i njohur shqiptar, komedian i grupit ShBLSh në “Portokalli”, Gentian Zenelaj njoftoi se babai i tij ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e kobshëm e dha me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke zbuluar se babai i tij kishte kohë që po luftonte me virusin vdekjeprurës.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”, shkroi aktori në postimin e tij. /Insajderi.com