Aktori shqiptar i jep fund lidhjes 8 vjeçare

Aktori shqiptar i jep fund lidhjes 8 vjeçare

Aktori shqiptar që vetëm së fundmi ka nënshkruar kontratë me një produksion turk, Nik Xhelilaj raportohet nga mediat turke se ai është ndarë nda e dashura e tij prej 8 vjetësh, njofton Insjaderi.

Vitin e kaluar mediat turke shkruajnë se ai dhe aktorja Gokçe Bahadir, ishin në një lidhje prej 8 vitesh, romancë kjo që nisi në xhirimet e filmit ”Qyteti i humbur”.  Dy aktorët e mbajtën sekret lidhjen e tyre për vite me radhë, por thuhet se kohët e fundit ata i kanë dhënë fund asaj, shkruan Dosja.al, transmeton Insajderi.

Shkak i kësaj ndarjeje është bërë bërë distanca mes tyre dhe udhëtimet e shpeshta të shqiptarit, pasi sikundër e dimë karriera e tij është e ndarë mes Turqisë dhe Gjermanisë. Ndërkohë, nga vetë protagonistët nuk ka ende asnjë deklaratë apo prononcim për ndarje. /Insajderi.com