Aktori shqiptar: Mirëserdhe në Serbi, skandali me mesazhin e operatorit telefonik sapo futesh në Kosovë

Aktori shqiptar: Mirëserdhe në Serbi, skandali me mesazhin e operatorit telefonik sapo futesh në Kosovë

“Mirëserdhët në Serbi”, ky është mesazhi që të vjen nga operatorët telefonikë shqiptarë sapo futesh në Kosovë.

Denoncimi bëhet nga aktori Florjan Binaj.

Ai shkruan se ndodh e njëjta që si me rastet kur shkon në jug të Shqipërisë dhe të dërgojnë mesazh sikur të jesh në Greqi.

“Skandalet nuk paskan fund…pas mesazheve mirëserdhët në Greqi kur kalon qafën e Llogarasë, të shkosh në Kosovë dhe të të vijë mesazh nga operatorët shqiptarë të telefonisë, mirëseerdhe në Serbi, është për tē plas mëlçia!!!!

Turp për ata që e bëjnë dhe turp për ata që nuk e ç’bëjnë!!!TURP!!!”, shkruan aktori.