Aktori shqiptar në një film me të famshmen Halle Berry

Aktori shqiptar në një film me të famshmen Halle Berry

Halle Berry së fundmi po punon në një film të ri me emrin “Bruised”, një film ky për sportin, si regjisore dhe aktore. Në mesin e kastës së përzgjedhur për filmin është edhe aktori shqiptar, Marko Caka, njofton Insajderi.

Filmi i lartpërmendur trajton historinë e një mundësi të MMA, Jackie Justice dhe Caka do të ketë rolin e një gangsteri rus.

Lajmin, Marko e bëri të ditur teksa publikoi në rrjetet e tij sociale një foto krah aktores duke shprehur sensibilizimin e tij për situatën e krijuar pas vrasjes së George Floyd.

“Ne punojmë së bashku. Ne jetojmë së bashku . Ne e ndryshojmë atë së bashku! Është privilegji im të punoj me ty”, shkroi aktori shqiptar.

Marko Caka me prejardhje është nga Shkodra. Ky aktor i gjithanshëm ka punuar vazhdimisht në disa filma dhe seriale televizive. Ai është gjithashtu një gazetar dhe reporter që ka punuar në shumë televizione dhe gazeta në Greqi, Shqipëri dhe SHBA.

Pasi zbuloi dashurinë e tij për aktrimin, ai vendosi ta ndjekë atë profesionalisht, ku kreu disa klasa në HB Studio. Ai u trajnua gjithashtu nga Ron Millkie në shfaqjet Bashkëkohore, Tregtare dhe Teatrale. Ai kyç më pas në industrinë amerikane të filmave, ku shfaqjet e tij të jashtëzakonshme e cilësuan atë për anëtarësimin në Sag-Aftra. /Insajderi.com