
I ftuari i mbrëmshëm në emisionin “Sekretet e Portokallisw” ka qenë aktori Rezart Veleshnja. Përtej petkut të personazheve të suksesshëm që sjell çdo javë në skenën e Portokallisë, këtë herë ai ka folur për vitet e studimeve në Akademinë e Arteve, ku siç dihet studentë të saj kanë qenë shumë yje të showbiz-it shqiptar sot.
Aktori rrëfeu këtë herë për një sekret të këndshëm mes Elvana Gjatës dhe Jonida Vokshit, dy personazheve publik të njohur, por njëherësh edhe dy shoqeve të ngushta, të cilat gjatë viteve të Akademisë kishin një lojë të preferuar tyren: të lageshin me kovat e ujit që përdoreshin për të larë dyshemenë e Akademisë deri sa bëheshin qull.
Veleshnja ka treguar madje se në një rast është përfshirë edhe ai, por në të ndodhi edhe një incident i vogël, ku kova fluturoi dhe goditi Altin Bashën. Nga gjithçka aktori tregoi pa drojë, kuptohet që bëhet fjalë për një brez artistësh energjik dhe entuziast gjatë viteve kur ata studionin në Akademinë e Arteve të Bukura në kryeqytet.