Aktorja, Adriana Matoshi, do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputete.
Matoshi ka shkruar në Facebook, duke shtuar se “këto zgjedhje nuk janë të zakonshme”.
“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë”, tha ajo.
Ajo do ta mbajë numrin 16 në listën zgjedhore të cilën partia e Kurtit e quan “Lista e Referendumit”.
Rreth Matoshit është diskutuar shumë në media, përfshirë edhe për jetën e saj private. /Insajderi.com
Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi…
Posted by Adriana Matoshi on Saturday, 16 January 2021
</di