Sipas një procesi gjyqësor të paraqitur nga HarperCollins në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut të enjten, aktorja e famshme, Lindsay Lohan mblodhi një paradhënie prej 365,000 dollarësh për një marrëveshje libri që nuk e shkroi kurrë, shkruan Vanity Fair, transmeton Insajderi.
Dokumentet, të botuara në USA Today, pretendojnë se Lohan dhe kompania e saj Crossheart Productions nënshkruan një kontratë në 27 Mars 2014 për një libër që pritej vitin e ardhshëm.
Lohan thuhet se kishte nënshkruar një marrëveshje prej 1 milion dollarësh për të shkruar një libër bazuar në ditarin që ajo mbajti gjatë qëndrimit të saj në rehabilitim gjatë vitit 2013. Një burim botues i tha Page Six në atë kohë, “Është pak a shumë një autobiografi, por ajo kishte një numër minimal të faqeve të mostrave.” Ata shtuan, “Kishte interes fillestar, por të gjithë u tërhoqën. Kishte shqetësim se ajo nuk do shruante kurrë.”
Duket se ata botues të tjerë nuk kishin gabim që ishin skeptikë në lidhje me aftësinë e aktorit për të paraqitur në kohë shkrimet e saj.
Si pjesë e kontratës, HarperCollins i dha Crossheart avansin prej 365,000 dollarësh, që më pas iu dha Lohan, pretendojnë dokumentet e gjykatës. Pavarësisht shtyrjes së këtij afati prej rreth dy vjetësh deri në 15 Mars 2017, libri nuk u realizua kurrë dhe ato para nuk u kthyen më. Kështu që në vitin 2018, HarperCollins i bëri të ditur aktores se do të anulonin kontratën dhe do të kërkonin që paratë të ktheheshin. /Insajderi.com