Aktorja e famshme në botë fejohet e veshur me kreacion të Valdrin Sahitit

Aktorja e famshme në botë fejohet e veshur me kreacion të Valdrin Sahitit

Bella Thorne është fejuar me këngëtarin italian Benjamin Mascolo, njofton Insajderi.

Për këtë ditë të veçantë ajo zgjodhi të vishje me një nga kreacionet e Valdrin Sahitit. Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, aktorja shihet me një fustan të kuq të gjatë që ka një dekolte të hapur.

Kjo periudhë është veçanërisht e bukur për aktoren, nëna e së cilës gjithashtu është fejuar. Kur Bella – tani 23 vjeçare – ishte shtatë vjeçare, përjetoi humbjen e babait i cili vdiq në një aksident rrugor.

“Oh zoti im, ajo është mbi hënë”, thotë aktorja për fejesën e nënës. “Ajo është gjithashtu e fejuar, nuk kishte dalë me askënd që kur babai im vdiq, dhe tani ajo është fejuar pas kaq shumë kohësh… tani kam një baba të ri. Tani ajo është fejuar, unë jam fejuar; ne jemi duke bërë një festë të përbashkët”. /Insajderi.com