Sofia Vergara po mbron lidhjen e saj me Ellen DeGeneres pasi klipet në Twitter shfaqnin prezantuesen duke tallur theksin e aktores, njofton Insajderi.
“Dy komedianë që argëtohen me njëri-tjetrin për të argëtuar të tjerët,” – Vergara, 48 vjeçare, shkroi në një tweet të premten. “Unë kurrë nuk kam qenë një viktimë, unë po vazhdoja me shakanë”.
Two comedians having fun with each other to entertain. I was never a victim guys, I was always in on the joke. https://t.co/mjUjPNRHlb
— Sofia Vergara (@SofiaVergara) August 21, 2020
Një video montazh ka qarkulluar këtë javë që tregon Ellen duke ngacmuar aktoren kolumbiano-amerikane në episodet e ndryshme të The Ellen DeGeneres Shoë.
“Unë po mësoj një fjalë të re spanjolle cdo ditë,” – tha Ellen në vitin 2017. “Kështu që po mendoja t’ju mësoj një fjalë në anglisht”.
Pastaj, në vitin 2018, Ellen u shpreh: “Ju keni qenë në këtë shfaqje për 10 vjet dhe theksi juaj është përkeqësuar. Si është e mundur?” Dhe në një klip të vitit 2015, Ellen i tha aktores, “Anglishtja juaj është përmisuar, më duhet të them … po ju kuptoj”.
Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për prezantuesen, sepse këtë vit shfaqja e saj që transmetohet që 17 vjet, ka hasur në kritika dhe akuza për ngacmim seksual dhe keqtrajtim të punonjësve. /Insajderi.
Burimi: People