Aktorja e famshme: “Nuk isha një viktimë e Ellen DeGeneres”

Aktorja e famshme: “Nuk isha një viktimë e Ellen DeGeneres”

Sofia Vergara po mbron lidhjen e saj me Ellen DeGeneres pasi klipet në Twitter shfaqnin prezantuesen duke tallur theksin e aktores, njofton Insajderi.

“Dy komedianë që argëtohen me njëri-tjetrin për të argëtuar të tjerët,” –  Vergara, 48 vjeçare, shkroi në një tweet të premten. “Unë kurrë nuk kam qenë një viktimë, unë po vazhdoja me shakanë”.

Një video montazh ka qarkulluar këtë javë që tregon Ellen duke ngacmuar aktoren kolumbiano-amerikane në episodet e ndryshme të The Ellen DeGeneres Shoë.

“Unë po mësoj një fjalë të re spanjolle cdo ditë,” – tha Ellen në vitin 2017. “Kështu që po mendoja t’ju mësoj një fjalë në anglisht”.

Pastaj, në vitin 2018, Ellen u shpreh: “Ju keni qenë në këtë shfaqje për 10 vjet dhe theksi juaj është përkeqësuar. Si është e mundur?” Dhe në një klip të vitit 2015, Ellen i tha aktores, “Anglishtja juaj është përmisuar, më duhet të them … po ju kuptoj”.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për prezantuesen, sepse këtë vit shfaqja e saj që transmetohet që 17 vjet, ka hasur në kritika dhe akuza për ngacmim seksual dhe keqtrajtim të punonjësve. /Insajderi.

Burimi: People