Aktorja e “Fifty shades” ndahet nga i dashuri

Aktorja e “Fifty shades” ndahet nga i dashuri

Aktori dhe ylli i trilogjisë “Fifty Shades”, Dakota Johnson (29) dhe muzikanti Chris Martin (42), u ndanë pas dy vjet dashurie idilike.

Megjithëse ata kishin planifikuar fejesën dhe martesën, ndarja pasoi papritur dhe shokoi të gjithë miqtë e tyre të përbashkët, transmeton KosovaPress.

Burime të huaja raportojnë se çifti është parë në publik për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar dhe para kësaj, ata u shfaqën rregullisht së bashku në ngjarje, kështu që u fotografuan nga paparacët në situatat e përditshme.

Chris kohët e fundit pranoi në bisedë me miqtë e tij se “ishte serish i lirë në treg”.