Aktorja e “High School Musical” po bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e “High School Musical” po bëhet nënë për herë të parë

Aktorja dhe këngëtarja Ashley Tisdale është shtatzënë me fëmijën e saj të parë, njofton Insajderi.

Tisdale, 35 vjeçare, me origjinë nga Ocean Township, është e njohur për rolin në filmat “High School Musical”.

Ajo e bëri njoftimin të enjten duke postuar fotografi në Instagram në të cilat pozoi me burrin e saj, kompozitorin e Christopher French. Çifti u martua në vitin 2014. /Insajderi.com