Aktorja e njohur flet për varësinë ndaj pornografisë

Aktorja e njohur flet për varësinë ndaj pornografisë

Aktorja e njohur amerikane, Jada Pinkett Smith ka rrëfyer publikisht varësinë që kishte para disa vitesh ndaj filmave për të rritur. Nëna e dy fëmijëve vendosi që të fliste për këtë gjë në emisionin e saj “Red Table Talk”. Ajo u shpreh se gjatë adoleshencës ndihej e zbrazët përsa i përket lidhjeve emocionale dhe se pikërisht për këtë arsye i drejtohej pornografisë.

“Unë nuk isha në lidhje dashurie kur kisha varësi nga pornografia. Unë në fakt mendoja dikur se e  përdorja. Tani mund të them se në një moment të jetës sime, kur po përpiqesha të dukesha si e rritur, nuk kisha marrëdhënie të mirë me pornografinë”-u shpreh Smith teksa në emision gjendeshin edhe vajza e nëna e saj, të cilat e dëgjonin me vëmendje.

Jada Pinket Smith është e martuar tashmë prej 22 vitesh me aktorin Will Smith, me të cilin ka një djalë e një vajzë adoleshente.