Aktorja e njohur i jep fund martesës që nuk zgjati as dy vjet

Aktorja e njohur i jep fund martesës që nuk zgjati as dy vjet
Burimi i fotografisë: Instagram @zoeisabellakravitz

Aktorja e njohur Zoë Kravitz dhe bashkëshorti i saj Karl Glusman i kanë dhënë fund martesës, pas një viti e gjysmë.

Një burim për revistën PEOPLE, ka konfirmuar lajmin e ndarjes, njofton Insajderi. Burimi gjithashtu kishte siguruar edhe dokumentet e gjykatës sa i përket ndarjes, të cilat dëshmojnë se njëra palë ka nisur procesin e divorcit me 23 dhjetor të vitit që lamë pas.

Kravitz dhe Glusman, të dy në moshën 32 vjeçare, u martuan në qershor të vitit 2019, në Paris.

Aktorja vajza e muzikantit të njohur Lenny Kravitz tha “Po”, në shtëpinë e tij në qytet.

Ajo dhe Glusman ishin në lidhje që nga fundi i vitit 2016 dhe u fejuan dy vjet më vonë.

Çifti, para shtatë muajsh ndanë edhe postime në rrjete sociale për t’i uruar njëri tjetrin përvjetorin e parë të martesës. /Insajderi.com