Aktorja, Lori Loughlin është liruar nga burgu federal pas një dënimi me burg prej dy muajsh. Ajo u dënua në lidhje me rolin e saj në një mashtrim për pranime në kolegj, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Loughlin pranoi fajësinë në maj të vitit të kaluar, pasi kishte paguar gjysmë milion dollarë që vajzat e saj të pranoheshin në fakultet nën pretendime të rrejshme.
Ajo filloi të vuante dënimin e saj më 30 tetor në Institucionin Korrektues Federal në Dublin, Kaliforni.
Burri i saj, stilisti Mossimo Giannulli, gjithashtu u deklarua fajtor për një akuzë konspiracioni si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Ai u raportua në Kompleksin Korrektues Federal në Lompoc, California, më 19 nëntor për të vuajtur një dënim pesë-mujor. /Insajderi.com