Aktorja e njohur: “Më thërrisni si të doni, por jo me emrin tim”

Aktorja e njohur: “Më thërrisni si të doni, por jo me emrin tim”

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Anne Hathaway dëshiron që të gjithë të fillojnë ta thërrasin me emrin e saj perkëledhës, njofton Insajderi.

E ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Kimmel, ajo tha se personi i vetëm që e thërret atë Anne është nëna e saj – dhe vetëm kur ajo është me nerva.

“Më thirrni Annie. Të gjithë, të gjithë, më thirrni Annie. Ju lutem”, tha ajo në një lidhje me kamerë.

“Njeriu i vetëm që më thërret Anne është nëna ime, dhe më quan ashtu vetëm kur është shumë, ama shumë e acaruar me mua”.

“Kështu që sa herë që dikush thërret emrin tim në publik, mendoj se do vinë të më bërtasin”, tha ajo me shaka. “Më thirrni si të doni, vetëm Anne jo”. /Insajderi.com