Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së parë

Aktorja e njohur në pritje të fëmijës së parë
Burimi i fotografisë: Coleman Rayner/Daily Mail

Emma Stone po bëhet nënë!

Sipas një burimi për revistën PEOPLE, aktorja 32 vjeçare po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Dave McCary, njofton Insajderi.

Në disa foto paparaci të publikuara nga Daily Mail, aktorja u pa duke ecur në rrugët e Los Angeles me një shoqe, teksa ledhatonte shtatin e saj të rrumbullakosur.

Aktorja, fituese e një çmimi “Oscar” dhe regjisori i segmentit “Saturday Night Live”, u martuan vitin e kaluar.

Çifti njoftuan për fejesën e tyre në dhjetor të vitit 2019, dy vjet më vonë pasi PEOPLE, kishte konfirmuar lidhjen e tyre në fundin e tetorit të vitit 2017. /Insajderi.com