Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Aktorja e njohur, nënë për herë të parë

Sipas TMZ, Emma Stone ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë, njofton Insajderi.

Fëmija i aktores me Dave McCary ka lindur në 13 mars në Los Angeles dhe deri tani kjo është gjithçka dihet.

Çifti nuk ka ndarë asnjë detaj dhe nuk dihet ende nëse Emma është bërë nënë e një vajze apo një djali.

Stone dhe partneri i saj u njohën në 2016-ën dhe pas disa vitesh lidhje, në dhjetor të 2019-ës konfirmuan fejesën. Gjatë gjithë kohës dyshja është përpjekur aq shumë ta mbajë larg mediave marrëdhënien sa gjithçka dihet për martesën e tyre është një ceremoni sekrete e mbajtur në shtator të 2020-ës.

Lajmi i shtatzënisë u bë publik në janar të këtij viti pasi aktorja u fotografua me barkun e rrumbullakosur rrugëve të Los Angeles-it. /Insajderi.com