Aktorja e suksesshme e Hollywood-it dëshiroi të bëhej një murgeshë

Aktorja e suksesshme e Hollywood-it dëshiroi të bëhej një murgeshë

Aktorja ikonike Regina Hall vlerësohet si një nga aktoret më të suksesshme afrikano-amerikane. Megjithë vëmendjen e vazhdueshme të mediave, ajo ka arritur të krijojë një flluskë misteri për jetën e saj personale.

Aktorja e talentuar Regina Hall ka krijuar emrin e saj në Hollyëood me një karrierë që përfshin disa dekada ku numëron një mori produksionesh të shkëlqyera televizive dhe filmike.

Regina Hall ndoqi shkollat katolike gjatë gjithë jetës së saj dhe shpejt zhvilloi një themel të fortë në besim. Ylli kujtoi se deri në moshën 14 vjeç, ajo kishte rënë në dashuri me rutinat e përditshme dhe personalitetet e murgeshave në shkollën e saj aq shumë sa shpresonte se mund të ishte një.

What Do Angela Basset, Regina Hall, Larenz Tate, Tracee Ellis Ross and  Others Have In Common | Looks, My bff

Ajo nuk arriti që të bëhej një murgeshë, dhe gati tre dekada më vonë, Hall u përball edhe një herë me ato dëshira. Gjatë një paraqitje të vitit 2019 në studion e “The Off Camera Show”, Hall zbuloi se në vitin 2010 pasi kaloi një ndarje të keqe, e shoqëruar me gjendjen e rënduar shëndetësore të nënës, asaj i duhej paqe në jetën e saj.

Hall tha se ajo ndjeu më shumë paqen dhe gëzimin kur po meditonte dhe vendosi të bëhej murgeshë. Fatkeqësisht për të, ajo në atë kohë ishte 40 vjeçare, dhe ajo u refuzua për shkak të moshës dhe kufizimeve të partnerit.

Aktorja pranoi se përfundimisht hoqi dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë murgeshë sepse nuk mund të largohej nga jeta e saj dhe lidhjet që kishte ndërtuar me miqtë ndër vite. /Insajderi.com

Burimi: Amo Mamma