Pas humbjes së Johnny Depp në Gjykatën e Lartë, aktorja, Amber Heard është përballur me sulme të pamëshirshme në media sociale, njofton Insajderi.
Adhuruesit e aktorit amerikan, shënjestruan Heard, pasi gjykatësi vendosi se Depp ishte treguar i dhunshëm gjatë kohës sa çifti ishin bashkë.
Amber Heard pranoi me qindra mesazhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale, që i urojnë asaj edhe vdekjen.
“Amber Heard është një abuzuese. Shpresoj të digjesh në ferr për gjithë çka ke bërë. Drejtësi për Johnny Depp. Johnny është një burrë i mrekullueshëm dhe meriton më shumë. Amber Heard do të paguash për këtë”, shkruan një përdorues në Twitter.
Një tjetër fans i aktorit shkruan, “Shpresoj që Amber Heard ta shkelë autobusi dhe të vdesë sepse çfarë dreqin?”
Nga shumë mesazhet që ajo mori, në tjetër përdorues iu referua edhe nënës së ndjerë të aktorës duke shkruar, “Nëse nëna jote do mund të shihte çfarë ke bërë, do ndjehet me fat që ka vdekur”.
Aktorja është përballur me mesazhe të tilla që herën e parë që ajo akuzoi ish-bashkëshortin e saj për dhunë fizike.
Në anën tjetër, humbja e Depp në gjyq i kushtoi atij edhe rolin e magjistarit, Gellert Grindelwald në franshizën filmike “Fantastic Beasts”.
“Dëshiroj t’ju bëj të ditur më është kërkuar nga Warner Bros të jap dorëheqje nga roli im si Grindelwald në ‘Fantastic Beasts’ dhe unë e kam respektuar dhe pranuar atë kërkesë”, kishte shkruar aktori të premten e kaluar në llogarinë e tij në Instagram.
Dalja e Depp nga filmi erdhi disa ditë pasi ai humbi rastin e tij të shpifjes kundër tabloidit “The Sun” mbi një artikull të vitit 2018 që portretizoi atë si një “abuzuesh grash”. Depp konfirmoi se ai planifikon të apelojë vendimin. /Insajderi.com
Burimi: Mirror