Aktorja japoneze gjendet e pajetë – dyshohet për vetëvrasje

Aktorja japoneze gjendet e pajetë – dyshohet për vetëvrasje

Aktorja japoneze fituese e shumë çmimeve, Yuko Takeuchi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Tokio në moshën 40 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Policia ka nisur një hetim dhe dyshon se nëna e dy fëmijëve kreu vetëvrasje, thonë raportet e medias.

Ajo thuhet se është gjetur nga burri i saj aktori Taiki Nakabayashi në shtëpinë e tyre në Shibuya Ward. Vdekja e saj u konfirmua në spital.

Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, pasi ishte shfaqur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.

Ajo fitoi çmimin për aktoren më të mirë në një kategori të roleve kryesore tre vjet me radhë, midis viteve 2004 dhe 2007, në Çmimet e Akademisë Japoneze. /Insajderi.com